Daçiç: Jam gati të bart pasojat nëse bëra një gabim me Çitakun, nëse dikush më gjuan me gur, do t'ia kthej me vazo

Daçiç: Jam gati të bart pasojat nëse bëra një gabim me Çitakun, nëse dikush më gjuan me gur, do t'ia kthej me vazo

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, ka thënë se është i gatshëm t’i bartë “pasojat për punën time”, nëse vlerësohet se ka vepruar gabimisht kur ka debatuar me ambasadoren e Kosovës në Neë York, Vlora Çitakun pas përfundimit të seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku u debatuar për Kosovën.

Reagova si çdo njeri i ndershëm ndaj gënjeshtrës”, ka thënë Daçiç në televizionin serb “Pink”, duke iu referuar ofendimeve dhe sulmeve që ia bëri Çitakut.

Sipas tij, “çka po u intereson njerëzve se çfarë kush i tha dikujt pas seancës, a ka dëgjuar dikush se çfarë kush tha pas seancës”.

Daçiqi tha se vepron në mënyrë diplomatike me diplomatë, “por nëse dikush gënjen, nuk do t’ia kthej ndryshe”.

“Nëse dikush më godet me gur, unë s’do t’ia kthej me lule... mundem edhe me lule, por me vazo”, tha kryediplomati serb.

Duke folur për takimin në Paris, i cili pritet të mbahet në fillim të korrikut dhe ku pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Kosova, ai tha se formalisht nuk është i ftuar dhe se në këtë moment nuk dihet nëse i njëjti do të zhvillohet.

Kujtojmë se në përfundim të seancës për Kosovën në Kombet e Bashkuara të hënën, Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç i është afruar nga pas ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitakut, e cila bashkë me delegacionin që e shoqëronte, ishte duke biseduar me përfaqësuesit e Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara. “Për çfarë kolonizimi e ke fjalën? Kolonizatorët janë ata me të cilët je ulur”, i tha Daçiç Çitakut në serbisht, duke ulëritur me ofendime të përsëritura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy