Kushtetuesja rikthen në detyrë Ballukun/ Zhabina: Një fitore e qeverisë

Kushtetuesja rikthen në detyrë Ballukun/ Zhabina: Një fitore e qeverisë

Gazetari Xhevahir Zhabina e konsideroi një “fitore të qeverisë” rikthimin në detyrë me vendim të Gjykatës Kushtetuese të zv.kryeministres Belinda Balluku. Duke folur në “FactCheck” gazetari Zhabina e konsideroi rastin të ngjashëm me atë të kryebashkiakut Veliaj. 

 

“Është e njëjta gjë si në rastin e Erion Veliajt. Është miratuar kërkesa e qeverisë, pezullimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë së Posaçme. Mbetet për t’u parë si do shkojë çështja në themel. Deri në këto momente mund të themi që është një fitore e qeverisë”.

 

Me 5 vota pro dhe 3 kundër Kushtetuesja vendosi të shfuqizojë vendimin e GJKKO-së, pasi mori në shqyrtim ankimin e Kryeministrit Edi Rama kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy