50-vjeçari i dehur merr pjesë në operacionin e kërkimit të tij pasi miqtë e kishin shpallur të zhdukur

50-vjeçari i dehur merr pjesë në operacionin e kërkimit të tij pasi miqtë e kishin shpallur të zhdukur

Bayhan Mutlu, një 50-vjeçar turk i cili ishte shpallur i zhdukur në Negöl disa ditë më parë ka habitur autoritetet pasi ishte bërë pjesë e ekipit të kërkimit për veten e tij.

Ditën që Mutlu u shpall i zhdukur ai kishte qenë duke pirë alkol me miqtë e tij dhe më pas kishte ecur në pyll, por ai nuk ishte kthyer më në lagje. Kjo gjë shqetësoi miqtë e tij të cilët lajmëruan menjëherë autoritetet.

Ekipe të shumta po kryenin operacionin e kërkim shpëtimit në Bursa.

Një numër i madh i miqve dhe fqinjëve iu bashkuan grupit të kërkimit me shpresën për ta gjetur atë më shpejt.

Ekipet e shpëtimit thërrisnin vazhdimisht emrin e tij në pyll, dhe kur papritur dikush nga grupi tha: Kë po kërkojmë? Jam këtu.

50-vjeçari i dehur kishte marrë pjesë në kërkimin e tij për veten e tij.

Të gjithë në ekipet e kërkimit dhe shpëtimit ishin të shokuar kur mësuan se Beyhan ishte me ta gjatë gjithë kohës.

Beyhan thuhet se nuk ishte në dijeni se miqtë e tij e raportuan atë të zhdukur. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy