Inceneratorët, Daci: Nëse shpallet fajtor Ahmetaj rrezikon 7-8 vite burg! Mund të kemi dhe akuzën për kryerje në bashkëpunim (VIDEO)

Inceneratorët, Daci: Nëse shpallet fajtor Ahmetaj rrezikon 7-8 vite burg! Mund të kemi dhe akuzën për kryerje në bashkëpunim (VIDEO)

Juristi Jordan Daci deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se akuzat ndaj ish-zv.kryeministrit Ahmetaj janë më seriozet të ngritura ndonjëherë në rang zyrtarësh, në përjashtim të atyre ndaj Fatos Nanos. Duke vijuar më tej Daci tha se nëse Ahmetaj shpallet fajtor, dënimi përfundimar do të ishte 7-8 vite burg. Sipas Dacit kështu si po ecën çështja nuk është e çuditshme që të kemi dhe akuzën për kryerje në bashkëpunim. "Akuzat janë serioze se bëhet fjalë për një mal me akuza, nga korrupsioni pasiv i zyrtarëve të lartë deri tek pastrimi i produkteve të veprës penale dhe tek fshehja e të ardhurave, e pasurisë. Janë disa vepra për të cilat akuzohet, janë një mal me akuza që në një gjykim të mundshëm dhe shpallje fajtor nënkupton shumë vite burg. Akuzat janë serioze, më seriozet që janë ngritur ndonjëherë në nivelin e deritanishëm politik me përjashtim të akuzave ndaj Fatos Nanos. Është zv.kryeministri i parë në radhë që akuzohet, zyrtari i parë pas Nanos që akuzohet nga Prokuroria si person i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale që lidhen me 2 ngjarje që shqiptarët janë të shokuar dhe kanë të drejtë që personat përgjegjës të vihen para përgjegjësisë. Bëhet fjalë për disa kontrata inekzistente, dhe fatkeqësisht ne sot prapë vazhdojmë të paguajmë miliona euro. Së pari kemi disa akuza, varet nëse do provohen të gjitha, apo vetëm një. Për korrupsion aktiv të zyrtarëve të lartë është deri në 12 vite burgim maksimumi, kur janë disa vepra ka bashkim dënimesh dhe zbatohen rregulla të ndryshme, nga ajo me përthithje. Prezumohet për një dënim jo të vogël, nëse do shpallej fajtor do ishte mbi 7-8 vite dënim përfundimtar. Shpresoj të marrë drejtësinë që meriton. Akuzat janë të shumta dhe serioze, bëhet fjalë për dënime mbi mesataren e zakonshme, dënime kryesisht të gjata. Ne jemi në një fazë ku nuk është formuluar akuza. Njoftimi i akuzës dhe marrja si i bëhet në një moment të dytë pasi të mbyllet hetimi. Nuk është e çuditshme që të kemi dhe akuzën për kryerje në bashkëpunim, nuk po them grup i strukturuar kriminal, por në bashkëpunim si rrethanë rënduese dhe mund të shihet. Duhet pritet dhe përfundimi i hetimit për këtë lloj akuze. Çdo lloj rikonfigurimi i akuzës deri në përfundim të hetimeve është i mundshëm dhe i pritshëm. Janë të pritshme që akuzat mund të rikonfigurohen deri në përfundim të hetimeve. Zyrtarët e lartë nuk mund të kenë akuza më të rënda se këto në përjashtim të vrasjeve apo çudirave të tjera. Më tej Daci tha se gjasat më të mëdha për përgjegjësi penale janë për inceneratorin e Tiranës, pasi së paku në Elbasan është ngritur një ngrehinë, ndërkohë që në kryeqytet është vetëm një hangar. “Ato janë dosje të lidhura, padyshim SPAK do të thotë fjalën e tij në raport me këtë ngjarje. A do kemi përgjegjësi penale apo jo, gjasat më të mëdha janë për Tiranën se këto tjerat e kanë ngritur një ngrehinë, Elbasani punoi ca ditë. Tirana nuk ekziston fare është vetëm një hangar”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy