Dita e të pagjeturve/ Thaçi: Nuk ka amnisti për krimet e kryera në Kosovë

Dita e të pagjeturve/ Thaçi: Nuk ka amnisti për krimet e kryera në Kosovë

Sot kur në Kosovë shënohet Dita e të Pagjeturve, për fat të keq, pothuajse 22 vite pas përfundimit të konfliktit të viteve 1998-1999, në listën e personave të pagjetur të Kosovës ende figurojnë edhe 1648 emra. Dhimbja dhe vuajtjet e familjeve dhe miqve të viktimave është tejet e rëndë.

Presidenti Hashim Thaçi ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë të Gjakovës, në 21-vjetorin e ekzekutimit të 376 personave të këtij fshati nga forcat policore serbe.

Thaçi me këtë rast tha se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë.

“Sot shënojmë Ditën e të Pagjeturve, ditën e vuajtjes dhe dhimbjes për shtetin e Kosovës dhe për qytetarët e Kosovës. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, ka varë mbi 10 mijë shqiptarë, ende nuk dihet për fatin e të pagjeturve, ka kryer mbi 400 masakra, ka vrarë mbi 130 fëmijë, janë dhunuar mbi 20 mijë gra”.

Presidenti i vendit tha se nuk do të ketë amnisti për krimet e kryera në Kosovë.

“…kjo heshtje ndërkombëtare nënkupton edhe amnisti, nuk do të këtë amnisti përballë krimit të kryer në Kosovë. Nuk ka paqe pa drejtësi dhe ne do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi”, shtoi ai.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me Kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, për nderim të ditës së 27 Prillit – përvjetorit të të pagjeturve, bënë homazhe pranë Obeliskut për të pagjeturit, në oborrin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryeministri në detyrë Kurti theksoi se nuk duhet të ketë as harresë për të pagjeturit dhe as amnisti për kriminelët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy