Finalja e Conference League, Çarçani: Fluks tifozësh, atmosferë shtetrrethimi

Finalja e Conference League, Çarçani: Fluks tifozësh, atmosferë shtetrrethimi

Gazetari Gerti Çarçani, në një lidhje direkte nga stadiumi “Air Albania”, ku do të luhet finalja e Conference League, u shpreh se është një atmosferë shtetrrethimi. 

Më tej Çarçani deklaroi se ka një fluks të madh tifozësh për këtë finale, mes Romës dhe Feyenoord.

Është një atmosferë shtetrrethimi. Jemi 3 orë para futjes së tifozëve. Pra në orën 18:00, është njoftuar hyrja e tifozëve. Forcat e policisë janë në çdo hyrje që të lidh me Air Albania. Sa i përket skuadrave, ato pritet të vijnë në stadium rreth orën 19:00, po ashtu si arbitrat. Është një situatë, që ka bër një jehonë të madhe. 

Në Portin e Durrësit ditën e sotme kanë

mbërritur rreth 10 mijë tifozë të Romës. Në Tiranë, janë 55 presidentë federatash. Evente të tilla janë të vështira për tu arritur, duhej një lobim i fortë. Ka ende tifozë që do të mbërrijnë në Shqipëri. Fluksi do të jetë i jashtëzakonshëm. Stadiumi do të jetë në kapacitet të plotë dhe do të presë 19 mijë e 500 të pranishëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy