Në fillim këputje, pastaj të përziera, misteri i vdekjes së tre turistëve në resortin në Bahamas

Në fillim këputje, pastaj të përziera, misteri i vdekjes së tre turistëve në resortin në Bahamas

Tre turistë gjetën vdekjen në një resort në Bahamas, Emerald Bay këtë të shtunë, pasi fillimisht shfaqën shenja këputjeje dhe të përziera.

Një fakt i tillë u bë i ditur nga autoritetet e Bahamas, duke shtuar se një person tjetër u dërgua në spital.

Policia po heton lidhur me shkakun që iu mori jetën tre turistëve amerikanë.

Ministria e Shëndetësisë tha për mediat se disa mysafirë të hotelit kërkuan ndihmë nga një klinikë për shkak të të përzierave dhe të vjellave që shfaqën, ku pasi iu dhanë ndihmën mjekësore u lanë të pushonin.

Një burrë u gjet i pajetë në një vilë dhe në një tjetër u gjetën të vdekur një çift, një burrë dhe një grua.

Krahas tyre, një tjetër turist u shtrua në spital. Efektivët e policisë ekzaminuan trupat e pajetë, por nuk gjetën ndonjë dëmtim fizik.

Pritet rezultati i autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy