Buxheti për bujqësinë, Rama: Paratë të shkojnë në mbështetje të fermerëve, shumica e tyre të keqinformuar

Buxheti për bujqësinë, Rama: Paratë të shkojnë në mbështetje të fermerëve, shumica e tyre të keqinformuar

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar buxhetin për vitin 2022 për fermerët. Nw fjalwn e tij ai tha se qëllimi është që të gjithë investimet që bëhen në bujqësi të maksimizohen për të rritur produktivitetin përmes shembujve pozitivë.

Për Ramën një shembull i mirë janë pikat grumbulluese dhe se numri i tyre do të vijojë të rritet, por u ka kërkuar atyre që paratë të shkojnë në mbështetje të fermerët dhe jo në përfitojnë prej tyre.

Sipas Ramës heqja e rimbursimit 6% është në të mirë të tyre. Këtë ai e ka shpjeguar duke thënë se fillimisht këtë rimbursim e kontrollonin grumbulluesit, ndërsa tashmë synohet që  ky 6% të bashkohet në buxhetin për fermerët që do u shpërndahet në mënyrë të barabartë. Rama ka theksuar se ky rimbursim 6% është përllogaritur 9 milion euro.

Protestat e fermerëve janë legjitime, por ata që kanë marrë pjesë në një masë të madhe janë të keqinformuar. Çfarë ka ndodhur në fakt? Ne vendosëm të heqim rimbursimin e 6 % dhe çfarë do të bëhet me këto para? Në fakt është hedhur një hap përpara dhe përmes kapacitete logjistik të grumbulluesve të çojmë paratë te fermeri në raport me prodhimin e grumbulluar dhe shifra në fund ka rezultuar një shifër modeste dhe mbi të gjitha një shifër e kontrolluar nga një grusht grumbulluesish të mëdhenj që jo domosdoshmërish ka shkuar te fermeri.

Në këtë fazë, i gjithë sistemi i grumbullimit ka përfituar masivisht nga mbështetja e qeverise dhe duke qenë se sot grumbulluesit janë një forcë e re në treg, unë besoj se dhe grumbulluesit do e mirëkuptojë këtë që po them, ne nuk jemi kundër tyre, madje i kemi mbështetur, por ama paratë të shkojnë drejtpërdrejtë në mbështetje të fermerëve. Një sektor që gjatë një viti prek shifrën e 3.5 mld dollarë, sa mund të impaktohet nga vetëm 9 mln? 9 mln ia shtojmë bujqësisë për të rritur produktivitetin.

Nga ana e saj Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, në fjalën e mbajtur vuri në pah edhe një herë mbështetjen e qeverisë ndaj këtij sektori, duke bërë me dije prioritetet e këtij buxheti për bujqësinë, si garantimi i sigurisë ushqimore, rritja e eksporteve, qëndrueshmëria e turizmit rural, digjitalizimi dhe inovacioni.

Gjithashtu, Ministrja informoi se rritja e eksporteve synohet të arrihet nëpërmjet nxitjes së produktivitetit, duke mbështetur dhe financuar rritjen e sipërfaqes së serave, fuqizimin e fermave të mëdha, forcimin e agropërpunimit, rritjen e mekanizimit dhe teknologjitë inovative.

Sipas Krifcës, skema kombëtare e mbështetjes do të dyfishohet vitin e ardhshëm dhe do të përmbajë prodhim të qumështit, perime në serra, bimë mjekësore dhe aromatike, ferma organike.

7.1 miliardë lekë shkojnë për mbështetjen dhe investimet për zhvillimin rural. Gjithashtu, nëpërmjet IPARD do të shtojmë pesë masa të reja mbështetje që përfshijnë pyllëzimin, infrastrukturën rurale, shërbimet e këshillimit, masat ndaj ndryshimeve klimatike dhe fermat organike. Do të financojmë projekte për bujqësi të digjitalizuar, me vlerë rreth 103 milionë lekë, që do të ndihmojnë në ngritjen e regjistrave të fermës, të sistemeve të aplikimeve online, duke ulur barrën për aplikantët dhe rritur transparencën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy