“Unifin”, Çoka: Ofrojmë larmishmëri të kredive, ajo agro ka impaktin më të madh financiar

“Unifin”, Çoka: Ofrojmë larmishmëri të kredive, ajo agro ka impaktin më të madh financiar

Suela Çoka nga departamenti i kredisë, "Unifin" në MCN Economy ka treguar se ofrojnë një larmishmëri të kredive ndërsa theksoi se janë të shtrirë në të gjithë vendin nga veriu në jug me rreth 20 degë.

Ajo tha se janë të fokusuar më në zonat rurale ndërsa theksoi se kredia me impaktin më të madh financiar është ajo agro.

Sipas saj, përveç financimit ‘Unifin’ bënë dhe këshillimin financiar teksa shtoi se mbetet ende e vështirë për të kaluar nga një financim tradicional në atë dixhital.

Ka një gamë të gjerë të produkteve financiare që nga llogaritë e kursimit, depozitat me afate të ndryshme dhe një larmishmëri të ndryshme të kredisë konsumatore dhe hipotekore, sa i përket qëllimit ka një kategorizim tjetër deri në zhvillimet e biznesit, agro dhe sipas nevojave të çdo individi apo biznesi.

Prej gati 30 vitesh në treg ka një shpërndarje gjeografike me 20 degë në të gjithë Shqipërinë nga veriu në jug, e fokusuar më shumë në zonat rurale kjo dhe për natyrën që ka ky institucion.

Kredia me impanktin më të madh është ajo agro në zonat rurale. Ajo ka sfidat dhe risqet e veta por është kryesore dhe ka një impakt të madh financiar, një familje me të ardhura agro duhet të mbijetojë dhe duhet suportuar sidomos të rinjtë dhe familjet që investojnë dhe punojnë në këtë sektor.

Është sfida më e madhe sepse është dhe sektori që ka informalitetin më të madh, e përbën dixhitalizimin sfidë më vete sepse duhet të ndjekësh një person që punon tokën pa e dokumentuar që ai ka tokën.

Më tej ajo shtoi se dixhitalizimi është i vështirë sepse duhet të lidhësh pronarin me atë që e punon dhe se përveç financimit ata janë të detyruar të bëjmë dhe këshillim financiar sepse për një gabim dëmton individin që merr kredinë por dhe institucionin.

Është e vështirë të kalosh në këto momente nga një financim tradicional që Unifn ka bërë deri tani në atë dixhital.

Për shembull investimi në sera do shohësh çfarë produkti do mbjellin, kur do jetë shitja dhe kur do jenë të ardhurat nga ky investim. Nisur nga historiku i gjatë që ne kemi anëtarësia vazhdon të jetë dhe brenda familjes që anëtari sjell anëtarin dhe e ndjej veten komod të vijnë dhe të flasin me degën.

Për momentin është e domosdoshme të jetë prezentë në zonat rurale. Kur bëhet fjalë për një situatë financiare të familjes ata po investohen të gjithë në këtë investim dhe duhet patjetër të jetë një histori suksesi.

E pyetur se cilat janë sfidat e agro ajo tha se patjetër që duhet suportuar dhe duhet ta formalizojmë, si të bëhet dokumentimi i pasurive të palujatshme.

Formalizimi dhe dokumentimi i pasurive të paluajtshme në zonat rurale janë sfida që e bëjnë agro dhe më të financueshme. Ato duhet të jenë të sigurtë që do të thotë një garanci kolaterale të garantuar apo të ardhurat e tyre të garantuara.

Dixhitalizimi vërtet ka arritur në çdo zonë, por mendoj se akoma jo çdo anëtar i një familje në zonë rurale të aksesojë vetë dokumentacionin dhe kjo mbetet pjesa që duhet formalizuar akoma në financim, mbetet për tu punuar duke përfunduar dokumentet e pasurive të paluajtshme dhe serat, tokat të arrijnë të regjistrohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy