Noka: Më 14 maj nuk kishte zgjedhje, e gjitha ishte masakër elektorale

Noka: Më 14 maj nuk kishte zgjedhje, e gjitha ishte masakër elektorale

Sekretari i përgjithshëm i PD së Rithemelimit, Flamur Noka i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN tv, teksa analizoi humbjen e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, tha se me 14 maj në Shqipëri kishte votime, porse jo zgjedhje.

Sipas tij, ata nuk mund të pranojnë zgjedhje të tilla që ishin veçse një masakër elektorale.

Më 14 maj në Shqipëri kishte votime nuk kishte zgjedhje. E gjitha ishte një masakër elektorale, në atë datë e tërë administrata, policia, tatimorët, shërbimi informativ, bandat, trafikantët, të gjithë vërshuan në çdo qendër votimi me moton “të gjithë pushtetin sovjetëve”.

Për herë të parë € bie nga 125 lekë në 109 lekë, dhe sipas ekspertëve, i bie qe minimumi janë kthyer 300 milion € për tu hedhur në tregun elektoral dhe për tu devijuar vullneti i zgjedhësve.  

Sali Bersiha dhe ne hymë në zgjedhje pa logo, u bë gjithçka që emri i tij në fletën e votimit të hiqet.

Pavarësisht kësaj ne kemi marrë vota rekord, 502 mijë ishin në kutia, 180mijë të tjerë ishin transferuar dhe nuk u dihej qendra e votimit, të gjithë ishin të opozitës.

Ne nuk i njohim këto zgjedhje, nuk njohim një masakër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy