Mbyllet Shtëpia e Bardhë, një person qëllon veten me armë (VIDEO+FOTO)

Mbyllet Shtëpia e Bardhë, një person qëllon veten me armë (VIDEO+FOTO)

Një burrë njoftohet se ka qëlluar veten me armë zjarri jashtë Shtëpisë së Bardhë në Uashington, thotë Shërbimi Sekret i amerikan.

Pas ngjarjes së rëndë, Shtëpia e Bardhë është mbyllur pasditen e kësaj të shtune pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në pjesën veriore.

Të shtënat shkaktuan panik. Gazetarët janë mbyllur në Shtëpinë e Bardhë në dhomën e konferencave dhe rreth Shtepise se Bardhe është ndaluar qarkullimi.

Kjo ishte skena jashtë Shtëpisë së Bardhë të shtunën mes raportimeve se të shtëna ishin qëlluar në lëndinë veriore

Shërbimi Sekret tha tha se askush tjetër nuk është raportuar i plagosur në incident me përjashtim të burrit që qëlloi veten. Forcat policore, por edhe mediat e huaja që raportojnë nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se viktima është vetëvrarë, por rrethanat janë ende të paqarta.

Në momentin e ngjarjes, Presidenti Donald Trump nuk ndodhej në Shtëpinë e Bardhë, por në pronën e tij Mar-a-Lago në Florida së bashku me Zonjën e Parë dhe djalin e tij Barron.

Presidenti është në Florida.  Ai luajti golfi të shtunën në mëngjes dhe është paraqitur në kthimin në Mar-a-Lago më pas 

Gjatë viteve të fundit ka pasur një numër incidentesh të sigurisë në Shtëpinë e Bardhë. Në mars të vitit të kaluar një burrë me një llak piperi në dorë kaloi më shumë se 16 minuta brenda bazës pasi kaloi gardhin.

Më 23 shkurt, një makinë u fut në një pengesë sigurie jashtë ndërtesës. Një grua 35-vjeçare u arrestua.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy