Reshjet në vend/ ARRSH: Në rrugë ka rrëshqitje inertesh, reduktoni shpejtësinë

Reshjet në vend/ ARRSH: Në rrugë ka rrëshqitje inertesh, reduktoni shpejtësinë

Përkeqësimi i motit dhe reshjet e dendura të shiut, kanë shkaktuar probleme në zona të ndryshme të vendit. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se reshjet kanë sjellë rënien e inerteve në aksin e Valbonës.

Po ashtu, autoritetet raportojnë se po punohet në Shëngjergj për shkak të rrëshqitjes së një masivi me zhavor, ndërsa apelojnë që drejtuesit e automjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë sinjalistikën.

Njoftimi mbi gjendjen e akseve kombëtare

Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet në të gjithë territorin, të cilat kanë sjellë edhe problematika në rrugë, por pa penguar qarkullimin e mjeteve, qarkullimi vazhdon normalisht. Është punuar për rënien e inerteve, në aksin e Valbonës.

Në Skuraj-Burrel tek aktivizimi i rrëshqitjes në km 14+ 600. Në km 87, në fshatin Vrishë, aksi Fushë Arrëz-Kalimash.

Po punohet në Shëngjergj për rrëshqitjen e një masivi me zhavorishte. Në Llogara ka patur reshje breshëri me intensitet shume të lartë, është punuar nga kontraktori për pastrimin.

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të reshjeve, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë̈ sinjalistikën rrugore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy