Kalemaj: Basha kandidat përballë një ‘ushtari të panjohur’. Nuk dihet sa anëtar do të votojnë, të verifikohet njëherë listat (VIDEO)

Kalemaj: Basha kandidat përballë një ‘ushtari të panjohur’. Nuk dihet sa anëtar do të votojnë, të verifikohet njëherë listat (VIDEO)

Teksa zgjedhjet për kreun e PD-së po afrohet dhe në garë janë dy kandidatë, Lulzim Basha dhe Gjergj Hani, kontradiktat Brenda kësaj partie mes anëtarëve të saj vazhdojnë. Në këtë kuadër, politologu Ilir Kalemaj, thotë se Basha kandidon përballë nëj kandidati të panjohur, ndërkohë që ende mes polemikave është i paditur fakti se si do të votojnë anëtarët, pa u qartësuar çështja e listave. "Para dy vitesh Lulzim Basha ishte përballë emrave serioz, përballë Agron Shehaj, Fatbardh Kadillit, Edit Harxhit. Dy vite më pas kandidon përballë një ushtari të panjohur që et e kanë zgjedhur, caktuar, ndoshta është i vetmi kandidat. Sa anëtar do votojnë duam të dijmë ne, se çështja e listave është duke u përballur edhe me Gaz Bardhin, të verifikohen një herë listat, të bien dakord listat". Politologu Kalemaj, vlerëson se nga radhët e PD-së kanë dal emra të njohur të cilët kanë tentuar përmes partive të reja, por nuk kanë arritur të marrin elektoratin e tyre, teksa Basha vazhdon të jetë i dyti me i votuar në PD. "Ne e dimë fare mirë qe kushdo qe ka tentuar të shkëputet nga PD, dhe kanë tentuar përmes një partie të re, rasti i Jozefina Topalit, Astrit Patozit, apo rasti i Myslim Murrizit, nuk kanë provuar të ketë një fluks elektoratit pavarësisht të qenurit për një kohë të gjatë brenda strukturave të brendshme të partisë. Duam apo s’duam, Basha është i dyti më i votuar në strukturat e PD-së, kjo ndoshta edhe për faktin se ka qene 8-9 vjet kryesues i PD-së, duket edhe tani një lloj masiviteti qe nuk e kemi parë as në takimet e Alibeaj, dhe pjesën tjetër te Rithemelimit përpos z. Berishës.".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy