
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në autostradën Tiranë- Durrës.
Sipas raportimeve të para, në incident janë përfshirë tre makina, ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik në autostradën Tiranë-Durrës.
Siç bën em dije policia, dy pasagjerët janë dërguar me urgjencë drejtë spitalit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
"Më datë 17.08.2018, rreth orës 19:10, në autostradën “Tiranë -Durrës”, në Kashar janë përplasur tre mjete, ku për pasojë janë dëmtuar dy shtetas, (pasagjerë në dy prej mjeteve), të cilët aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën", sqaroi policia.
Policia ka shkuar në vengjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit, ndërkohë që në autostradë është krijuar gjithashtu dhe shumë trafik.



