Kryeministri Rama ka mbledhur grupin e ri parlamentar një ditë para seancës çeljes së punës parlamentare. Rama ka vlerësuar figurën e Gramoz Ruçit, i cili nesër pritet të marrë detyrën e kryetarit të Kuvendit.
“Në atë sallë do të nisë një kapitull i ri me zgjedhjen e Gramozit në krye të Kuvendit dhe dua ta nënvizoj qartë për të gjithë se Gramozi është shoku ynë se është njeriu i duhur për të investuar besimin tonë. U them konkurrentëve tanë demokratë se, nëse nuk e votojnë Gramozin nesër, gabojnë një herë, por duke e shënjestruar me topat e politikës së baltës gabojnë 100 herë se refuzojnë të kuptojnë se vendit as i duhet, e shqiptarët e shpërfillin lojën me topa balte mes politikanëve”, tha Rama.



