Betohet qeveria “Rama 3” (VIDEO)

Betohet qeveria “Rama 3” (VIDEO)

Qeveria e re “Rama 3”, u betua sot pranë institucionit të Presidencës, një ditë pasi mori votëbesimin në Kuvendin e Shqipërisë.

Rama dhe ministrat zgjodhën ta përshkojnë në këmbë rrugën drejt kryeministrisë, ku edhe do të mbjanë mbledhjen e parë të përbashkët. 

Gjatë ecjes të gjithë ministrat, bashkë me Kryeministrin, respektojnë semaforin te Kryesia e Kuvendit.

Emrat e ministrave të qeverisë 'Rama 3'

  • Kryeministër – Edi Rama
  • Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) - Arben Ahmetaj
  • Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme - Olta Xhacka
  • Ministër i Mbrojtjes - Niko Peleshi
  • Ministër i Drejtësisë - Ulsi Manja
  • Ministër i Punëve tëBrendshme - Bledi Çuçi
  • Ministre e Financave dhe Ekonomisë - Delina Ibrahimi
  • Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë-  Belinda Balluku
  • Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale - Ogerta Manastirliu
  • Ministre e Arsimit dhe Sportit - Evis Kushi
  • Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca
  • Ministre e Kulturës   Elva Margariti
  • Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, - Mirela Kumbaro

4 ministra shteti

  • Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin
  • Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
  • Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
  • Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve

Pas betimit te qeverisë së re tek Presidenti i Republikës dhe përfundimit të procedurave të parashikuara në Kushtetutë për fillimin e qeverisjes, Këshilli i ri i Ministrave pritet të marrë edhe vendimet e para.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy