
Lideri opozitës ruse, Alexei Navalny është ndaluar zyrtarisht të konkurrojë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.
Komisioni Qendror Zgjedhor ka thënë se kandidimi i Nvalny ishte për shkak të dënimit për korrupsion për të cilin ai thotë se është i motivuar politikisht.
Aktivistit antikorrupsion dhe lideri opozitar i ka bërë thirrje mbështetësve të tij të bojkotojnë votimin mars.
41-vjeçari Navalny u konsiderua gjerësisht si kandidati i vetëm që kishte një shans përball presidentit Vladimir Putin për zgjedhjet e marsit.
Komisioni tha se vendimi, me të cilin Navalny ishte dënuar me kusht dhe i cili shumë herë është përshkruar si i motivuar politikisht, nënkupton se ai nuk mund të garojë për president.
Prej 13 anëtarëve të komisionit, 12 kanë votuar kundër lejimit të Navalnyt për pjesëmarrje. Një anëtar i komisionit ka abstenuar, duke e cituar mundësinë e konfliktit të interesit.



