"Ka një vend të veçantë në ferr për kryeministrin kanadez"

"Ka një vend të veçantë në ferr për kryeministrin kanadez"

Administrata Trump është e acaruar me kryeministrin kanadez. Shefi i tregtisë në Shtëpinë e Bardhë, Peter Navarro, tha se “ka një vend të veçantë në ferr” për këdo që i kundërpërgjigjet presidentit amerikan.

Navarro u pyet nga Fox News nëse deklarata e presidentit Trump ishte një sulm personal ndaj Justin Trudeau, nisur nga fakti se Kanadaja është partneri i dytë tregtar i SHBA-ve.

“Ka një vend të veçantë në ferr për cilindo lider të huaj që angazhohet në diplomaci të pabesë me presidentin Trump dhe më pas përpiqet ta qëllojë pas shpine ndërsa del nga dera”, tha Navarro.

Përplasja SHBA-Kanada erdhi pasi kryeministri kanadez, në një konferencë shtypi pas samitit të G7-s, ndërsa Trump ishte larguar, njoftoi se do të kundërpërgjigjej ndaj tarifave mbi mallrat kanadeze me tarifa ekuivalente mbi mallrat amerikane që importohen në vendin e tij.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy