Rrëzohet qeveria në Mal të Zi/ Abazoviç: Krimi i organizuar përdor tentakulat edhe në politikë

Rrëzohet qeveria në Mal të Zi/ Abazoviç: Krimi i organizuar përdor tentakulat edhe në politikë

Është votuar mocioni ndaj kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, mocion të cilit ai nuk i ka mbijetuar dhe është rrëzuar nga pushteti.

Dritan Abazoviç më nuk është kryeministër i Malit të Zi.

E pas kësaj ai ka thënë se qeveria aktuale do të mbahet mend si qeveria që zgjati më pak, por mori vendimet më të vështira.

Ai tha se ndihej shumë krenar, duke shtuar se shumë gjëra në Mal të Zi tani janë më të qarta.

Po i shpall koalicionin e ri Milo Gjukanovicit dhe Aleksa Beçiqit, shpresoj që shpejt të bien dakord për qeverinë. Jemi të gatshëm t’ia dorëzojmë stafetën kujtdo që shpresojmë se do ta udhëheqë më mirë vendin.

Ai tha se PDSH-ja e ka mbështetur Qeverinë edhe pse kanë vlera të ndryshme, duke shtuar se personalisht ndjen se situata është lehtësuar plotësisht që sot.

Më vjen keq që krimi i organizuar ende përdor tentakula, do të kujtohemi si një qeveri që zgjati pak, por mori vendimet më të vështira.

Ai përsëriti se nuk do të marrë pjesë në qeverinë e rindërtuar, duke shtuar se beson se nuk do të marrë pjesë as Partia Popullore Socialiste (PKSH).

“Është logjike që dikush tjetër të marrë iniciativën. Le të ulen Beçiq, Gjukanoviq dhe Shehoviq dhe të bien dakord për një koalicion”, tha ai.

I pyetur se si mund të planifikohen zgjedhjet nëse nuk ka Gjykatë Kushtetuese, ai tha se duhet kërkuar nga DPS-ja.

“Do të bëjmë gjithçka për të vazhduar pa kufizime sikur të mos kishte rënë qeveria. Pra nuk do të ndikojë në punën që është funksionale”, u shpreh tutje ai.

Për shkarkimin e Qeverisë votuan 50 deputetë të pranishëm dhe një kundër. Parlamenti i Malit të Zi ka gjithsejtë 81 deputetë. Për rrëzimin e një qeverie duhen 41 ose më shumë.

Vota kundër erdhi nga Danijela Đuroviç, kryetarja e Parlamentit të Malit të Zi, njofton vijesti.com.

50 deputetët ishin të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Demokratëve, Socialdemokratëve (SDP), Partisë Liberale (LP), Partisë Boshnjake (BS), Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve dhe “Mali i Zi i Bashkuar”.

Qeveria e tij do të funksionojë në mandat teknik deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Iniciativa për mosbesimin ndaj qeverisë së Abazoviç-it është paraqitur nga 36 deputetë të DPS-së, Partisë Socialdemokrate, Partisë Liberale, Socialdemokratëve dhe disa partive të tjera, pak orë pasi Abazoviç nënshkroi Marrëveshjen/Kontratën Themelore me Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe.

Ky ishte mocioni i dytë i mosbesimit të vitit, pas rënies në shkurt të kabinetit të kryeministrit Zdravko Krivokapiç, i cili u mbështet nga Kisha Ortodokse Serbe.

Presidenti, Milo Gjukanoviç, tani do të duhet të emërojë një kryeministër të ri për të formuar një qeveri të re.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy