
Nga dita e sotme, Greqia hapi kufijtë për qytetarët shqiptarë.
Ambasadorja e Shqipërisë në Athinë, Luela Hajdaraga, tha përmes Skype me edicionin e lajmeve në MCN TV, se Greqia është nga vendet e para që ka marrë këtë vendim, duke sqaruar edhe rastet kur një person nuk do të lejohet të kalojë kufirin.
Deri në datën 28 qershor në fuqi është numri i kufizuar i shtetasve që kalojnë kufirin.



