
Suzana Keta nga sektori i punësimit tha në studion e emisionit “MCN Economy” se Shqipëria nuk është më një treg pa mundësi pasi pagat janë rritur, megjithëse ka ende gjëra për të punësuar.
Sipas Ketës, shumë shqiptarë që largohen drejt vendeve të BE-së kthehen në Shqipëri pasi nuk gjejnë atë që kanë menduar.
Faktor që ndikon janë largimet nga vendi, që vazhdojnë në ritme të njëjta. Punonjësit që janë në treg nuk është se pajtohem shumë mirë me kushtet e punës. Rritje të pagës ka pasur po duhen bërë disa ndryshime sa i përket sferës sociale, trajtimit të punonjësve dhe elementë të tjerë që janë plotësues. Kemi dhe mendësinë që të rinjtë kanë, ka ndryshuar me vitet e tjera. Këta faktorë bëjnë që të rinjtë të zgjedhin largimin.
Nuk ka punonjës, është gjëja më e dukshme prandaj kemi kthyer sytë tek punonjësit e huaj. Mendësia që kanë shqiptar, të kemi në 2024 kaq shumë largime, azilantë më tepër. Shqipëria nuk është më një treg pa mundësi. Pagat kanë rritje dhe rritje shumë të shpejtë. Duket sikur trendi, dhe mendohet se Gjermania mund të ofrojë kushte më të mira. Nuk është plotësisht e vërtetë. Kemi të rinj, që shkojnë e provojnë dhe rikthehen me eksperience të keqe. Ka dhe ardhje të individë që e kanë provuar. Duhet të shihet tregu siç është.



