Edi Rama: Haga, një sfidë e papërfunduar kombëtare (FOTO)

Edi Rama: Haga, një sfidë e papërfunduar kombëtare (FOTO)

Në një kohë kur ka thuajse 24 orë që mediat dhe publiku gëlojnë nga opinionet mbi dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, më së shumti duke e shpallur atë si një hero për t’u marrë shembull (ose për disa edhe jo), Edi Rama nuk ishte prononcuar mbi këtë fakt.

Rishtas, ai deklaron në rrjetet sociale se ftesat e protagonistëve të UÇK-së në Hagë janë një sfidë më vete dhe mbi të gjitha një sfidë e papërfunduar kombëtare për të qenë në anën e duhur të historisë.

Ai nuk e ka përmendur emrin e homologut të tij dhe nuk i është referuar aspak dorëheqjes së tij.

“Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK,janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20=vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy