Si u ekzekutua familja shqiptare në Athinë, motra e viktimës tregon se kush mund të jetë autori

Si u ekzekutua familja shqiptare në Athinë, motra e viktimës tregon se kush mund të jetë autori

Krimi që tronditi kryeqytetin grek, mesnatën e 3 shkurtit, ka lënë pas shumë pasoja për familjarët e tyre. E para që ka folur për mediat helene ekzekutimin e vëllait të saj që bashkë me gruan mbeti humbën jetën nga sulmi me armë në shtëpinë e tij.

Në një intervistë për Alpha, motra e viktimës ka hedhur në dritë të tjera detaje nga ngjarja.

Ajo pohoi se kjo ishte një grabitje, pasi të cilës sipas saj fshihen miqtë e vëllait të saj. Në shqip ajo shprehet se dikush që e njihte mirë vëllain ka inskenuar krimin.

“Ishe grabitje. Njerëzit që e shohin se çdo gjë që bëhet, bëhet nëpërmjet shoqërisë. Shoqëria e ka studiuar, ndonjë maskara, ndonjë shok. Shoqëria e tij është, ndonjë maskara ka pandehur që ai ka pasur lekë në shtëpi. Vëllai im ka qenë punëtor, familjarë. Ka pasur një djalë të sëmurë, ishte shumë i rregull, nuk pinte as alkool. Ai ka qenë usta, punonte me gurë. Ka qenë njeri i mirë, nuk kishte probleme në shoqëri, ishte i dashur. Se si i erdhi kjo gjë..E njohin të gjithë, kanë respekt.”, tha motra e viktimës.

Ndër të tjera ajo shprehet se vëllai ishte njeri i ndershëm dhe se nuk kishte konflikte me askënd, ndërsa djalin e kishte të sëmurë. Pavarësisht se ky i fundit ishte prezent teksa ndodhi ngjarja, pak gjasa ka që ai t’i vijë në ndihmë policisë, pasi vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja ndodhi në rrugën ‘Olympou’ në Athinë dhe sipas raportimve në mediat greke, kanë qenë 2 persona të maskuar ata që kanë hapur zjarr në fillim ndaj gruas 50 vjeçe, duke e qëlluar disa herë me pistoletë në kokë dhe më pas ndaj burrit të saj.

Paralelisht plagosën me mjete prerëse në fytyrë djalin e tyre 27 vjeç. Gjithçka në prezencë të vajzës 17-vjeçare. Çifti u dërgua me urgjencë në spital por gruaja ndërroi jetë gjatë rrugës, ndërsa burri u transportua në spital në gjendje të rëndë, ndërsa humbi jetën sot pasi kishte marrë dëmtime të mëdha në kokë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy