
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, e ka nisur vizitën në prishtinë me një takim me homologun Ramush Haradinaj.
Në një status në “Facebook” pas takimit, Zaev shkruan se dy vendet nuk kanë asnjë çështje të hapur.
“Republika e Maqedonisë dhe Republika e Kosovës kanë marrëdhënie pozitive e konstruktive dhe bashkëpunim në të gjitha nivelet”, është shprehur ai.
Zaev është shprehur i lumtur për faktin se është kryeministri i parë i Maqedonisë që viziton Kosovën.
“Jemi këtu për të shkuar një hap para: të hapim mundësi të reja për promovim dhe thellim të marrëdhënieve tona bilaterale. Jam i lumtur që jam kryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë që viziton Kosovën”, ka shkruar ai.



