Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për një mjet të fundosur në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, gjenden dhe nxirren dy trupa.
Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e RENEA-s u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve Erjon Muçaj, 22 vjeç, dhe Dorina Gjokgjinaj, 20 vjeçe.
Siç raporton gazetari i MCN TV në vendngjarje, dyshohet se ngjarja ka qenë aksident dhe dyshohet për defekt në mjek.
Ishin banorët e zonës ata që pikasën mjetin në rezervuar, për të sinjalizuar më tej autoritetet, të cilat arritën të nxjerrin dy trupat e pajetë, të dy të rinjve që janë banorë të zonës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



