Shtohen zërat brenda Partisë Demokratike që kërkojnë rethemelimin real të partisë. Sipas Kreshnik Çollakut dhe Ervin Kullurit, Berisha nuk e ka rithemeluar PD-në. Ata kundërshtojnë tezën e tij se zgjedhjet e 11 majit ishin farsë dhe i bëjnë thirrje PD që të bëjë një analizë të thellë dhe të mbajë përgjegjësitë e humbjes.



