
Ministri i Mbrotjes, Niko Peleshi ka bërë të ditur sot pas mbledhjes së qeverisë se është miratuar ratifikimi i marrëveshjes Shqipëri-BE në mekanizmin e Bashkimit Europian për mbrojtjen Civile.
Peleshi theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshje që përpos përfitimit është edhe një hap integrues i Shqipërisë në BE.
Është miratuar sot ratifikimi i marrëveshjes Shqipëri-BE për anëtarësimin e vendit tonë në mekanizmin e BE për mbrojtjen civile. Gjej momentin për të theksuar rëndësinë e kësaj marrëveshje pasi është një hap integrues i Shqipërisë në BE.
Përmes kësaj marrëveshje do të kemi mundësinë që në rast emergjencash apo fatkeqësish natyrore të përfitojmë nga solidariteti dhe kontributi i vendeve të tjera anëtarë por edhe stafet tona t’i mbajmë më pranë avancimit teknologjik, të transferojmë dijen, trajnime, certifikime etj. Është një ngritje në nivel tjetër i reagimit të sistemit të emergjencave tona civile.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u pyet poashtu nëse janë të sigurta paratë e shqiptarëve në banka.
Ai tha se lufta kibernetike nuk mund të fitohet pasi është një luftë e vazhdueshme dhe se nuk ka asnjë mur që të mbron 100%.
“Jam anëtar i kabinetit dhe anëtarë i kabinetet për mbrojtjen kibernetike. Dihet botërisht se nuk ka siguri 100%. Askush nuk e ka këtë garanci. Nuk ka mur 100% të sigurta.
E keqja vejnë edhe për mirë. Kemi rritur investimin dhe vigjilencën për mbrojtjen. Jemi në komunikim të vazhdueshëm edhe në sektorin privat. Ata kanë sukses edhe për shkak të mungesës së vëmendjes së njerëzve.
Çfarë të hapim dhe çfarë jo. Jemi në bashkëpunim të ngushtë edhe nga parterët ndërkombëtar. NATO, SHBA për mbështetjet me infrastrukturë me ekspertizë. Janë grupe e reagimit të shpejtë në rast sulmesh. Janë të gjithë të sfiduar nga këto sulme por nuk jemi vetëm.
Jemi në mes të NATO-s kemi në krah partnerë të fortë si SHBA. Edhe gjatë sulmit të parë i kemi pasur afër. Dhe planet e ardhshme janë me këtë partneritet. Nuk fitohet lufta njëherë e mirë, por një luftë që vijon.



