Radonshiq: Shqiptarët iu drejtohen mikrokredive nga varfëria, po humb besimi në sistemin bankar

Radonshiq: Shqiptarët iu drejtohen mikrokredive nga varfëria, po humb besimi në sistemin bankar

Pedagogia Romina Radonishiq për të dhënat e metodologjisë së EUROSTAT nga ku rezulton se mbi 1 milion shqiptarë janë në varfëri të rëndë, ngre si shqetësim nivelin e ulët të të ardhurave në Shqipëri.

Nga studio e “MCN Economy” ajo deklaroi se pjesa më e madhe e shqiptarëve në rrezik të skajshëm varfërie janë pensionistët, apo ato familje ku punon vetëm një pjesëtar, familjet e mëdha, apo ato familje që kanë dy pensionistë brenda.

Sipas saj, me të ardhurat që mundësohen në vendin tonë është e pamundur të bëhet një jetë dinjitoze dhe se shqiptarët iu janë drejtuar mikrokredive, nga varfëria.

Drupal Ad

Jetesa është shumë më e vështirë në Shqipëri, krahasuar edhe me vendet e rajonit, madje dhe me Kosovën.

Niveli i jetesës në Kosovë është shumë herë më i lartë se në Shqipëri. Niveli i pagës mesatare dhe minimale tek ne është i ulët.

Strehimi hyn te nevojat bazë, kurse sot në Tiranë është luks. Se i kemi parë nivelet e qirave në Tiranë apo zonat turistike.

Pjesa më e madhe e popullsisë është përqendruar pikërisht në këto qytete.

Kemi parë një hemorragji ndër vite të zonave rurale. Sot fshatrat janë boshatisur, nuk ka edukim cilësor, qendra shëndetësore ku të marrin medikamente.

Shkalla e lartë e varfërisë sjell dhe emigracionin, aty ku një individ nuk merr minimumin për të jetuar, bën që të largohet nga fshati në qytet.

Më pas kur nuk e gjen dot veten, gjen rrugën më të lehtë largohet jashtë Shqipërisë, aty ku i ofrohen më shumë mundësi për një jetë dinjitoze, për të kursyer diçka dhe mbajtur prindërit.

Të rinjtë që emigrojnë mbajnë me remitanca prindërit. Se një pensionist me të ardhurat që merr nuk mbyll dot as një javë.

Personat që kanë rënë pre e mashtrimeve dhe abuzimeve me mikrokreditë kanë qenë nga familje me nivel të ulët të të ardhurave.

Gjen rrugën më të shkurtër dhe e kthen këtë individ në një skllav të mikrokredive, ku është arritur që me një mikrokredi kanë arritur të lënë edhe pasuritë e tyre.

Në Shqipëri kemi interesa abuzuese. Për sa kohë që me mashtrimin ka shkuar çështja në SPAK që ka kaluar në vetëflijime.

Di që në SPAK janë dhe tre banka. Shqiptarët sot po humbin dhe besimin te sistemin bankar, se kur dëgjon për këto banka thonë që do i tërheqim fondet e depozituara.

Nga ana tjetër pati edhe një hakerim të bankave. Ndërsa pensionistëve kur iu jepet bonus, mendojnë si të lajnë borxhet që kanë.

Pjesa më e madhe e kredive po jepen për pasuri të patundshme, ndërkohë që e dimë se si janë çmimet e pasurive të paluajtshme.

Çmimet abuzive dhe kostoja e lartë e jetesës e bën situatën të vështirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy