
Kompozitori i njohur Limoz Dizdari ka dalë nga intubimi, ndërsa ndodhej i shtruar në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”. Mjekët treguan që ai kishte një pneumoni të rëndë dhe insuficiencë kardiake, por që u stabilizua falë punës së “bluzave të bardha”. Mjekët shpjeguan se:
Është bërë një punë fantastike. 4 stenda i vendosën. Dy javë i intubuar dhe gjitha asistimet janë bërë në kushtet e një pacienti të intubuar gjatë gjithë kohës, me hemodinamikë, i janë vendosur 4 stendat. Pasi problematikat ishin jo vetëm pulmonare, goxha të rënda, me një pneumoni të rëndë por edhe me një insuficiencë kardiake, që u desh të stabilizohej falë punës së gjithë stafit. Ja hapëm si arterie, i vendosëm 4 stenda dhe për fat për dy ditë reagoi mirë”.
Kompozitori i vizitua sot edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu e cila nuk i kurseu fjalët e mira për ekipin e mjekëve.
Jam shumë e emocionuar, sinqerisht keni bërë një punë fantastike. Bravo. Keni vënë edhe muzikën e vetë. Mjeshtri Dizdari tashmë është mirë. Jemi rikthyer ashtu të fortë, si dikur. Jam falenderuese, isha e bindur që do t’ja dilnit, falë përkushtimit tuaj, falë profesionalizmit tuaj, patjetër edhe vullnetit të Limozit që nuk i mungon, për t’ja dalë”.



