Rama mbledh grupin parlamentar të PS, Peleshi diskutime me kryetarët e grupeve për ndryshimin e rregullores (VIDEO)

Rama mbledh grupin parlamentar të PS, Peleshi diskutime me kryetarët e grupeve për ndryshimin e rregullores (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot mbledhjen e parë me grupin parlamentar socialist, që ka nisur në orën 10:00. Ndërkaq në orën 11:00 kryeparlamentari Niko Peleshi do të takojë kryetarët e grupeve parlamentare, ku do të diskutohet për ndryshimin e rregullores dhe ndryshimin e formatimit të komisioneve.

 

Gazetari Mariglen Kume në një raportim për Mcn Live bën me dije:

Ditën e sotme kryeministri Rama zhvillon mbledhjen e parë me grupin parlamentar, me grupin e ri. Në orën 10:00 ka nisur mbledhja. Ka qenë kryeministri që ka mbërritur më herët dhe më pas deputetët e rinj. Këta të fundit s’kishin as informacionin e duhur se nga cila derë e Kryesisë së Kuvendit të futeshin. Në orën 11:00 do mbahet mbledhja e kryetarit të Parlamentit me kryetarët e grupeve parlamentare. 

 

Duhet theksuar se në mbledhje do të jetë edhe Tedi Blushi, pasi PD përveçse i vendosi në listë të sigurt 4 prej PL, do t’u japë edhe tre deputetë hua për të krijuar grupin parlamentar. Një grup tjetër do të jetë z.Mediu dhe aleatët e tjerë të vegjël të PD, por sot s’pritet të marrin pjesë në këtë takim. Në mbledhjen e Peleshit me kryetarët e grupeve do të diskutohet edhe për ndryshimin e rregullores, dhe ndryshimin e formatimit të komisioneve, që do jenë 11 nga 8. 

 

Edhe përbërja s’do jetë më me një numër të lartë deputetësh. Ndryshimet pritet të kalojnë nesër në një seancë të posaçme. Ministri Manja do drejtojë Komisionin e Ligjeve. Edhe Xhafaj do drejtojë komisionet ku do raportojnë institucionet e pavarura. Pjesa tjetër s’janë bërë konkret emrat.

Ka pasur një debat për znj.Albana Vokshi, pasi më herët i është propozuar të jetë zv.kryetare e grupit parlamentar, por ajo s’e ka pranuar këtë post, pasi ka dualitet se kush do të marrë Komisionin e Shëndetësisë, pasi e aspiron edhe Bardh Spahia".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy