Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një tjetër xhami në provincën veriperëndimore të Pakistanit Khyber Pakhtunkhwa.
Shpërthimi i dytë ndodhi gjatë lutjeve të së premtes dhe la të paktën 4 të vdekur dhe 12 të plagosur.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e natyrës së sulmit, ndërsa shërbimet e urgjencës po punojnë për nxjerrjen e të plagosurve nga rrënojat dhe transportimin e tyre në spital.
Shpërthimi i parë ndodhi në provincën Balochistan dhe vrau të paktën 52 njerëz dhe plagosi rreth 60.



