
Kandidati i partisë në pushtet në Sri Lanka njohu fitoren e rivalit të tij Gotabaya Rajapaksa në zgjedhjet presidenciale. Ministri Sajith Premadasa theksoi në një deklaratë të tijën se do të respektojë vullnetin e votuesve, vullnet i cili u konfirmua dje nga sondazhet duke i dhënë përparësi Rajapaksas, ish-kreut të mbrojtjes gjatë luftës civile, ndërkohë që vëllai i tij Mahinda Rajapaksa ishte president në detyrë. Zëdhënësi i Rajapaksas e përshkroi rezultatin e votimit si një "fitore të popullit". Me votimin pothuajse të përfunduar, Rajapaksa tejkaloi shumicën e nevojshme mbi 50%.



