“Paqja fiskale”, Koruni: Nga 507 milionë euro që falen, biznesi i vogël përfitim fare të vogël (VIDEO)

“Paqja fiskale”, Koruni: Nga 507 milionë euro që falen, biznesi i vogël përfitim fare të vogël (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë Eduart Koruni për hedhjen për konsultim nga qeveria të projektligjit për fshirjen e borxheve tatimore e doganore thotë se duhet një analizë e hollësishme.

 

Nga studio e “MCN Informacion” ai u shpreh se nga 507 milionë euro që falen, biznesi i vogël ka përfitim fare të vogël. 

 

Kjo falje borxhi nuk e dimë se sa është shifra, falje e detyrimeve deri në 31 dhjetor 2014. Sa janë këto detyrime? Se këto detyrime janë në kurriz të së ardhmes. Nuk u morën këto para por do i paguajnë brezat e ardhshëm. 

 

Duhet të ishte bërë një analizë shumë e hollësishme për ato që mund të falen, për ato që gjysmë falen dhe ato që nuk mund të falen. Taksapaguesi është njeriu më i nderuar, është babai që mban shtëpinë dhe ne caktojmë qeveri, Kryeministër, President dhe hallka të tëra shtetërore që paguhen nga taksapaguesit. Kjo sasi e falur a mund të falte borxhin e jashtëm të Shqipërisë? 

 

Formalizimi i biznesit të mesëm dhe atij të vogël është shumë i survejuar dhe për këtë kategori nuk do fitohet ndonjë gjë e madhe nga kjo falje. Për biznesin e vogël është fare i vogël përfitimi nga 507 milionë euro borxhe që falen. 

 

Në këto 507 milionë, të na jepet se kush e përfiton, dhe nëse janë para publike këto nuk falen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy