Harry ka deklaruar gjatë një interviste për televizioni amerikan ABC News se princeshës Diana do t’i ishte thyer zemra për konfliktin mes tij dhe Williami-it.
Unë mendoj se ajo do t’a shikonte situatën në periudhë afatgjatë për të ditur se ka disa gjëra që duhet t'i kalojmë për të qenë në gjendje të shërojmë marrëdhënien.
Harry përjashtoi një kthim të mundshëm në Mbretërinë e Bashkuar duke thënë se kjo gjë është e pamundur.
Gjatë intervistës me gazetarin Michael Strahan Harry foli edhe për marrëdhënien e tij me Camilla-n, bashkëshorten e Mbretit Charles, duke thënë se ata nuk kishin folur për një kohë të gjatë, por ai nuk e mendonte atë si një “njerkë e keqe”.
Princi Harry tha se kishte dhembshuri për të si personi i tretë në martesën e prindërve të tij.



