
Policia italiane ka goditur një bandë me shtetas shqiptarë, e cila në pak javë dyshohet se ka kryer 50 vjedhje banesa në Italinë Veriore, midis Venetos dhe Lombardisë. Kryesisht janë vjedhur mallra me vlerë monetare të lartë, mbi gjysmë milioni euro.

Gazetari Sokol Bregu tha në studion e lajmeve të MCN Tv se bandat shqiptare po hetohen me përparësi sepse janë të dhunshëm.
Ka shumë shqiptarë që operojnë në Itali. Gjatë këtij viti janë goditur grupe të shumta se kanë një praktikë që shqetësojnë policinë dhe shtetin italian. Janë të dhunshëm. Nuk e kanë problem të futen në vila ku ka banorë, dikur ishte ndryshe prisnin të shkonin me pushime. Tani futen ku ka persona të tjerë. Kjo quhet e dhunshme prandaj hetohen me përparësi. Kanë arritur një nivel të lartë për të mos lënë gjurmë identifikimi në vendin e ngjarjes. Italia është vend që ka kamera kudo si në çdo vend të BE dhe nuk mund t’i shpëtosh identifikimit si vjedhje, si akt. Akti është gjithmonë i xhiruar. Një mënyrë e dhunshme prandaj filloi hetimi. Par dy muajsh u kap grup më i madh, ishte shumë i dhunshëm, dhe ishte filmuar duke goditur me shkopinj bejsbolli. Kjo është panorama e hajdutëve. Janë grabitës, se hajduti nuk cenon shëndetin e personave që vjedh. Janë grabitës se ushtrojnë dhunë. Nuk hyjnë në armatosur se kanë logjikën e tyre, se e dinë që po u kapën do marrin dënime të rënda. Nuk kanë armë por e përdorin dhunën si mjet presioni. Ka dhe nga ata që prej vitesh operojnë dhe nuk janë kapur. Italia është vend ku siguracioni është i lartë dhe kurrkush nuk e ka problem që sendet e vjedhura ta mbulojë siguracioni.
Gazetari Arsen Rusta tha se sendet që shqiptarët vjedhin në Itali i shesin në tregun e zi në Shqipëri.
Ata nuk i investojnë se së pari duhet t’ i kthejnë në vlera monetare. Shumë pak ka para se italianët nuk është se mbajnë para në shtëpi, mbajnë vlera të vogla edhe nëse mbajnë. Janë ora, aksesor, varëse floriri, byzylykë, unaza, telefona, laptop, elektroshtëpiake të cilat i sjellin në treg të zi që është masiv dhe në Shqipëri siç është dhe tregu i automjeteve.



