
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin e radhës me studentët e Universitetit “Ismail Qemali” në kuadër të paktit për universitetin.
Por gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë ka folur për herë të parë pas reagimeve të shumta se çfarë u bë me fatin e linjës ajrore “Air Albania”. Rama hodhi poshtë zërat për falimentimin e saj, duke sqaruar se kompania vazhdon aktivitetin dhe çdo projekt ka nevojë për kohë dhe se deri më tani “Air Albani” ka qenë në fazën e testimeve.
“Prakitikisht sot është firmosur marrëveshje financiare dhe natyrisht është e pamundur që t'u shkosh mbrapa të gjithëve. Është e nevojshme të kuptohet që projektet duan kohë, se kështu thoshin jo humbi Lasgushi, jo ik bashkë me të. “Air Albania” ka pasur procedurat e testimeve, procedurat legale të brendshme dhe autorizimet ndërkombëtare. Është përfunduar procesi i nënshkrimit të marrëveshjes financiare dhe për kohën që vjen, shpresoj në një kohë të arsyeshme do të merret certifikimi i kompanisë, pastaj do të merret i gjithë dokumentacioni që lidhet me fluturimet ndërkombëtare në Evropë, për të cilat kemi marrë një përgjigje pozitive nga të gjitha verifikimet që janë bërë nga autoritetet përkatëse ndërkombëtare për strukturën dhe gjithë aspektet e tjera teknike. Është një proces”, tha Rama.



