Skema e pensioneve/ Rama: Ka akoma hapësirë të konsiderueshme në luftën kundër informalitetit të pagave

Skema e pensioneve/ Rama: Ka akoma hapësirë të konsiderueshme në luftën kundër informalitetit të pagave

Kryeministri Edi Rama duke folur sot mbi skemën e pensioneve në Shqipëri, theksoi që ka akoma hapësirë të konsiderueshme në luftën kundër informalitetit të pagave. 

Rama tha se dëshiron që bonueset për pensionistët të vazhdojnë, ndërkohë që duhet të rindërhyhet në sistemin e pensioneve, pa prishur themelet e tij. 

Kemi akoma hapësirë të konsiderueshme në luftën kundër informalitetit të pagave. Ka një ndryshim të rëndësishëm, sepse ka një rritje të rëndësishme të pagave në tërësi. Ka një ndryshim të rëndësishëm, sepse pas procesit të komunikimit që kemi pasur në shtator-tetor, është konstatuar një rritje e pagave të deklaruara dhe kontributeve, por ka akoma shumë hapësirë për të marrë më shumë në funksion të skemës të fondit të sigurimeve shoqërore”.

Kreu i qeverisë e konsideroi skemën e qeverisë Berisha formë asistence, të pabazuar në kontribute, ku nuk merrje më shumë se 220 euro. 

Në të njëjtën linjë ishte edhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili tha se informaliteti garanton ca para cash më shumë, por shndërrohet në një gjëmë nesër.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy