Silvinjo: Mund të arrijmë Europianin, kombëtarja ndryshe nga klubi. Pse vendosa të jetoj në Tiranë

Silvinjo: Mund të arrijmë Europianin, kombëtarja ndryshe nga klubi. Pse vendosa të jetoj në Tiranë

Trajneri i ri i Kombëtares, Silvinjo, në një intervistë ekskluzive në emisionin “SportZone” në MCN TV, foli për aventurën e re që e pret, ku deklaroi se shpirti i garës në skuadër nuk mund të negociohet.

Në lidhje me objektivin, për tu kualifikuar në Europian, Silvinjo tha se Shqipëria mund t’ia dalë. Braziliani tregoi edhe pse ai bashkë me stafin vendosën të jetojnë në Tiranë.

Prisni një trajner shumë i dispunueshëm për njerëzit dhe futbollistët. Më pas duhet të kuptojmë me kë të luajmë dhe si do luajmë. Përpos pjesës taktike, ajo që do dëshiroj shumë, është shpirti i garës. Është diçka që nuk negociohet.  

Reja ka bërë punën e tij dhe ka bërë që të rriten shumë lojtarë të rinj në këtë ekip. Ne kemi objektivin të shkojmë në Europianin e 2024. Nuk besoj se kemi rrezik, jemi atje dhe do shkojmë të luajmë ndeshjet tona. Kmei lojtarë të fortë. Është një grup i ekuilibruar. Nuk është se rrezikojmë, por mund t’ia dalim për Europianin.

Viti më i mirë ishte 2016, kualifikimi në Europian. E njihja këtë kualifikim, kisha dëgjuar për këtë. Kam bërë një rrugëtim me Manaj në 2014. E rëndësishme që jo vetëm ai, por edhe lojtarët e tjerë, janë punëtorë.

Duke pasur lojtarë të fortë dhe cilësorë, kemi vendosur të jetojmë në Tiranë. Puna ime duhet të nisë që ketëj. I kisha mundësitë të jetoja diku tjetër, por ekipi kombëtar është ndryshe. Duhet të rri këtu, të njoh njerëzit nga afër. Këtë ndjesi ta reflektojmë në fushën e futbollit.

Me Dukën, ishte një darkë e rëndësishme. Më foli për veten, federatën, lojtarët dhe gjithçka tjetër., I fola për futbollin, ku gjetëm pjesën e përbashkët. U riktheva në shtëpi dhe pas 10 ditësh mora telefonatën për të drejtuar Shqipërinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy