Asllani: Falimenti si pretekst, qeveria i merr nën sqetull bashkitë për të fituar zgjedhjet e radhës

Asllani: Falimenti si pretekst, qeveria i merr nën sqetull bashkitë për të fituar zgjedhjet e radhës

Paralajmërimin e kryeministrit Rama për mundësinë e kalimit me administrator shtetëror për bashkitë në rrezik falimenti, Ylli Asllani, sekretar për pushtetin vendor në Partinë Demokratike, e sheh thjesht si një mekanizëm për përfitim politik në prag të zgjedhjeve vendore të vitit të ardhshëm. Në një intervistë në MCN TV, Asllani tha se nën pretekstin e falimentimit, qeveria i merr nën sqetull për të fituar zgjedhjet e radhës.

Janë 20 bashki në vështirësi të mëdha financiare, dy prej tyre janë në kolaps të plotë, Vora dhe Kavaja. Ky është derivati i gjithë platformës antidecentralizuese të një reforme territoriale që nuk u bë dot administrative. Janë 8 vite që kanë shënuar dëmtimin e vetëqeverisjes lokale.

Sot të zgjedhur vendorë nuk i kanë në dorë kompetenca. Kjo është rrjedhojë e zgjedhjeve të vitit 2019, kur kandidatët nuk dolën nga vota, por thjesht u emëruan.

Nën pretekstin e falimentimit, qeveria i merr nën sqetull për të fituar zgjedhjet e radhës.

Sipas tij, borxhi i trashëguar dhe ai i akumuluar si pasojë e keqmenaxhimit nuk duhen ngatërruar.  

Nuk duhet ngatërruar borxhi që vjen nga kolapsi financiar dhe tjetër borxhi që krijohet. Edi Rama ka trashëguar 65 milionë euro, nuk i tha njeri na ke lënë një mal me borxh. Ky është lloj tjetër borxhi. Vjen nga përllogaritja e kostos së shërbimit. Nuk janë bërë analiza financiare. Këto bashki janë zgjeruar por nuk u është shtuar asnjë fond. Këta kryetarë janë kryetarë të pambështetur financiarisht.

Asllani theksoi më tej se mbështetja e qeverisë për pushtetin vendor është e papërfillshme.

Të gjitha bashkitë në këtë pikë do të shkojnë. Mbështetja që marrin nga buxheti i shtetit është 1% e PBB. Si ka mundësi që me këtë shumë të përballojë gjysmën e problemeve që ka ky vend. Këto janë në pamundësi. Në Shqipëri, bashkitë 75% të buxhetit e marrin nga shteti, por ky nuk është gjithmonë bujar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy