Italia ofron shtëpi vetëm me 1 euro.
Shumica e njerëzve punojnë gjithë jetën për të patur një shtëpi, por në Itali mund ta keni një të tillë duke paguar vetëm 1 euro.
Në rajonin jugor të Molise është hapur një ankand shtëpish, që bien në sy për çmimin me të cilin shiten, 1 euro.
Konkretisht bëhet fjalë për Castropignano, një fshat i ndërtuar buzë një kështjelle të shkatëruar mesjetare, 140 milje në juglindje të Romës.
Për të sapoardhurit ose njerëzit që duan të investojnë dhe jetojnë në atë zonë, ofrohen shtëpitë e braktisura, me një çmim të papërfillshëm.
Kjo nismë është vazhdim i të njëjtës rrugë që u ndoq për Salemin në Siçili dhe Santo Stefanio di Sessiano në Abruzzo, duke ikurajuar ripopullimin e këtyre fshatrave.
Nryshe nga shumica e skemave, të cilat nxjerrin në ankand ndërtesa të rrënuara nga 1 €, ose 1,20 $, Castropignano po i bën gjërat ndryshe.
Në këtë fshat ka afërsisht 100 ndërtesa të braktisura, por në vend që t'ia shesë ofertuesit më të lartë, kryebashkiaku Nicola Scapillati dëshiron që të shkojë me palët e interesuara me shtëpinë e duhur për ta.
"Skema këtu funksionon pak më ndryshe", thotë ai.
"Unë jam duke ecur përgjatë dy shtigjeve paralele, duke arritur të dy te blerësit potencialë dhe pronarët e vjetër në të njëjtën kohë, hap pas hapi, për të bërë që kërkesa të plotësojë ofertën. Nuk dua që qyteti im të pushtohet nga një shkelje e pronës ose të kthehet në marrëveshjen e fundit të spekulimeve të strehimit."



