Pas dështimit të negociatave, Basha i shkon në zyrë Berishës, kryeministri Rama takon Metën

Pas dështimit të negociatave, Basha i shkon në zyrë Berishës, kryeministri Rama takon Metën

Takimet e zhvilluara gjatë mbrëmjes së sotme në Pallatin e Kongreseve midis përfaqësuesve të Parlamentit Evropian dhe tre liderëve kryesor politik në Shqipëri kanë përfunduar pa sukses.

Por megjithë dështimin e negociatave kryeministri Rama dhe kreu i opozitës Basha kanë vijuar takimet e tyre.

Pas takimit me eurodeputeputetin David McAllister në Pallatin e Brigadave, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha rreth orës 21:05 të mbrëmjes i është drejtuar zyrës së ish-kryeministrit Sali Berisha, ku ka zhvilluar një takim disa minutësh me të.

Ndërkohë, kryeministri Rama ka shkuar menjëherë pas daljes nga Pallati i Kongreseve të takojë aleatin e tij në qeveri, Ilir Metën.

Këto lëvizje vijnë pas dështimit të negociatave. Rama pranoi shtyrjen e zgjedhjeve më 16 korrik, por kurrsesi qeverinë teknike, çka solli largimin e Bashës nga Pallati i Kongreseve.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy