Evropa rrezikon të mbetet pa gaz gjatë dimrit 2023-2024.
Kështu paralajmëroi këtë të enjte Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, duke u bërë thirrje qeverive që të veprojnë menjëherë për të ulur kërkesën.
Rreth 30 miliardë metra kub gaz mund të mungojnë vitin e ardhshëm, në rast të një ndërprerjeje të plotë të dërgesave nga Rusia, por edhe për shkak të rimëkëmbjes ekonomike të Kinës, vlerëson IEA, një agjenci e krijuar nga OECD në 1974 për të këshilluar qeveritë mbi politikën e tyre energjetike.



