
Në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, Arjan Çani ngriti një pyetje në lidhje me përfundimin që do të ketë debati që ka nisur në PD. Në rast se PD-në e rimerr Berisha, sipas Çanit ai fiton sërish mbështetjen e SHBA-ve.
Skenari i parë, Berisha merr të gjithë deputetët. Skenari tjetër: jo të gjithë i ikin Bashës. Kush janë sot deputetët që dimë se Bashës nuk i ikin kurrë. Pyetja është kjo: Nëse Berisha brenda dhjetorit e rrëzon Bashën, a do shkojë Juri Kim të ulet me Berishën se ai është lideri i opozitës.
Nëse Berisha fiton, i hiqet non grata, pastrohet. Gringot ulen me të. Trumpi a u ul me talebanët?



