Kandidati i Partisë Demokratike të pjesës së Enkelejd Alibeaj, për Bashkinë Mallakastër, Agron Kapllanaj, thotë se një ditë pas regjistrimit të kandidaturave, sapo ka filluar fushata me qytetarët dhe strukturat e PD.
Në një lidhje për MCN Live, ai deklaroi se ka vendosur të kandidojë në Mallakastër pas mbështetjes si nga strukturat e Partisë Demokratike Mallakastër dhe shumica e qytetarëve.
Beteja ime politike është vetëm me kandidatin e PS, ai është kundërshtari im politik dhe unë bëj fushatë vetëm kundër kundërshtarit tim politik dhe nuk bëj fushatë kundër familjes sime.
Ka një kandidat te grupi i Rithemelimit i Partisë së Lirisë, por për mua nuk përbën shqetësim të madh në Mallakastër edhe pse do të doja që t’i ishte bashkuar shtabit elektoral të PD.
Ata kështu menduan dhe kështu vepruan, tani nuk kemi ç’të bëjmë më. Ne do vazhdojnë betejën për të arritur në finale dhe fituar Bashkinë Mallakastër.
Ne kemi bërë një betejë brenda familjes sonë për një vit e gjysmë, ku jemi ndarë parimisht dhe jo se jemi ndarë demokratët.
Një pjesë beson te zoti Berisha, një lider që ka udhëhequr PD për rreth 30 vjet dhe ka nostalgjikët e vetë dhe pjesa tjetër e para se zoti Berisha në 2013 ka dhënë dorëheqjen dhe ka thënë se nuk do rikthehet, dhe për vetë ciklin që ka përmbyllur dhe për shkak të moshës.
E treta dhe më e rëndësishme, SHBA e ka shpallur non grata. Ai ka mbi shpatulla pjesën e non gratave dhe ne qytetarëve duhet tu ofrojmë një alternativë të re dhe të besueshme dhe jo të riciklojmë të njëjtët personazhe, pasi kanë konsumin e tyre mbi shpatulla.
Kapllanaj tha se do të donte që të kishte një rifreskim total të PD dhe të dilnin përballë qytetarëve me një platformë të re, me një qasje të re dhe kështu do të bindeshin qytetarët që t’i mbështesnin.
I pyetur se pse Alibeaj nuk regjistroi 61 kandidatë dhe nëse nuk i plotësonte dot, Kapllanaj mohoi duke thënë se nuk është e vërtetë që PD nuk kishte 61 kandidatë dhe listat për Këshillat Bashkiakë, por se ka pasur një hezitim dhe mendime të ndryshme duke dashur të minimizohet lufta brenda vetes.
Për këtë kemi qenë të arsyeshëm, të logjikshëm që mos ti përplasim demokratët me njeri tjetrin në bazë.
Prandaj kemi marrë mendimin e degëve dhe ua kemi lënë atyre në degë, nëse duan të nxjerrin kandidat në atë degë, apo nëse do mbështesin kandidatin e Rithemelimit.
Aty ku demokratët nuk e duan këtë përballje, se mendojnë se ai kandidat i dalë nga Rithemelimi, i bashkon demokratët dhe i çon drejt fitores, kemi pranuar mendimin e tyre dhe nuk kemi nxjerrë kandidatë.
Ata kanë vendosur dhe ne kemi marrë në konsideratë mendimin e tyre, por jo se ata nuk kishin kandidat.
Kandidati përballë është një demokrat që ka vendosur të përfaqësojë grupin e Rithemelimit dhe ka marrë bekimin e atyre demokratëve për të garuar në 14 Maj.
E mori përsipër për të kandiduar dhe është kandidat zyrtar. Nëse do kishte logjikë siç thashë më parë, mbi 90% e demokratëve i kanë kërkuar të tërhiqen.
Se shumicën e demokratëve në Mallakastër e ka Agron Kapllanaj, ka fituar në vitin 2015. Kjo i bën ata të jenë besimplotë që Bashkia Mallakastër fitohet nga Agron Kapllanaj.
Por nuk e ka ai në dorë, nuk tërhiqet ai, nëse në qendër lidershipi i saj dhe strukturat e PD nuk kanë pasur vullnet për të nxjerrë kandidatë.
Strategjia e zotit Berisha është e kundërt me strategjinë që kemi ndjekur ne se nëse do të kishte pak logjikë, do e kishte tërhequr kandidatin që ka nxjerrë dhe do mbështeste kandidatin fitues në Mallakastër.
Por demokratët e kanë gjetur alternativën, do të votojnë kandidatin fitues. Se demokratët betejën e kanë me kandidatin e PS. Në mënyrë absolute e fitoj Mallakastrën.
Ju garantoj se Agron Kapllanaj nuk futet në garë për të humbur, apo për të mundur kandidatin e Rithemelimit. Unë hyj në garë për të fituar. Unë kam fituar tre gara të psuhtetit vendor.
Nga viti 2007 deri 2015, votat për mua dhe PD në Mallakastër kanë ardhur në rritje.
Ndonëse mendohet se pushteti të konsumon, aty ku kam garuar kam njohur vota më tepër se në mandatin e parë, të dytë, në të tretë dhe garantoj se më tepër do të marrë edhe në këtë zgjedhje.
Lidhur me kandidati tjetër të PD, deklaron se merr aq vota sa nuk i rrezikon asgjë dhe se është futur nga Sali Berisha për të prishur punë.
Sipas tij, çdo votë për kandidatin e Berishës, është votë për kandidatin e Partisë Socialiste dhe se diçka të tillë qytetarët mallakastriotë e kuptojnë.
Ai ndau bindjen se pas zgjedhjeve, në 15 maj, duhet të shpallet gara për zgjedhjen e të gjitha strukturave të Partisë Demokratike.
Besoj dhe jam shpresëplotë se demokratët do i thërrasin arsyes dhe do të gjejnë një gjuhë të përbashkët, edhe pse do të dalin të dëmtuar nga zgjedhjet e 14 Majit, por kjo do t’i bëjë të reflektojnë.
Demokratët po presin që zoti Berisha të largohet dhe t’i hapet rruga bashkimit të demokratëve.



