Rreziku nga lufta bërthamore/ Nagasaky kujton 80-vjetorin e bombës atomike

Rreziku nga lufta bërthamore/ Nagasaky kujton 80-vjetorin e bombës atomike

Në Nagasaky të Japonisë është përkujtuar 80 vjetori i masakrës së shkaktuar nga bomba atomike e hedhur nga SHBA që shkaktoi mijëra viktima. Kryebashkiaku i Nagasaky-t tha se nëse shtetet nuk çarmatosen bota mund të shkojë drejt një tjetër sulmi me armë bërthamore.

Mijëra njerëz në Nagasaky të Japonisë përkujtuan me lutje 80-vjetorin e bombardimit atomik të qytetit , ndërsa kryebashkiaku paralajmëroi se konfliktet aktuale globale mund ta shtyjnë botën përsëri drejt një luftë bërthamore.

Qyteti perëndimor japonez u rrafshua më 9 gusht 1945, kur Shtetet e Bashkuara hodhën një bombë atomike duke vrarë menjëherë rreth 27,000 banorë. Deri në fund të vitit 1945, numri i të vdekurve nga ekspozimi ndaj rrezatimit arriti në rreth 70,000.

Shkatërrimi i Nagasakit ndodhi tre ditë pasi një bombë amerikane me uranium-235 shkatërroi Hiroshimën. Japonia u dorëzua më 15 gusht, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.

Kryebashkiaku i Nagasaky-t Shiro Suzuki u bëri thirrje udhëheqësve të kthehen te parimet e Kartës së OKB-së dhe të tregojnë një rrugë konkrete drejt heqjes së armëve bërthamore.

Ai citoi dëshminë e një të mbijetuari për të ilustruar realitetin e një sulmi bërthamor: "Rreth meje kishte njerëz, sytë e të cilëve kishin dalë jashtë... Trupat ishin të shpërndarë si gurë."

Përfaqësues nga 95 vende dhe territore, përfshirë superfuqitë bërthamore Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin - morën pjesë në ceremoninë vjetore në Parkun Memorial të Paqes në Nagasaki për përvjetorin historik.

Rusia, e cila zotëron rezervat më të mëdha bërthamore në botë , ishte gjithashtu e përfaqësuar.

Japonia, i vetmi vend që ka pësuar sulme bërthamore, ka deklaruar angazhimin e saj për çarmatimin bërthamor, por nuk është nënshkruese e traktatit të OKB-së për ndalimin e armëve bërthamore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy