Shqipëria nën ujë/ Shkodra një nga qarqet më problematike, Buna arrin nivelin maksimal

Shqipëria nën ujë/ Shkodra një nga qarqet më problematike, Buna arrin nivelin maksimal

Qarku që paraqet rrezikshmëri më të lartë si pasojë e reshjeve të shiut, vijon të jetë Shkodra. Sipas raportimit të bërë nga autoritetet vendore në këtë qark, thuhet se tek Ura Vjetër e Bunës dhe niveli i ujit në liqen ka pësuar rritje të cilat mund të sjellin pasoja të rënda në vijim, ndërsa niveli tashmë ka kaluar në kuotat maksimale.

Ndërkohë, prurjet e lumenjve në liqenin e Shkodrës janë shumë të mëdha. Rreziku në zonën e NënShkodrës, përveç liqenit, nga shkarimet janë të rrezikuara edhe hidrocentralet.

Fshati Obot dhe zona e Dajçit vijojnë që të jenë më problematiket për shkak të përmbytjeve dhe reshjeve të ditëve të fundit. Ndërkohë, ende nuk është raportuar për banorë të evakuuar nga banesat e tyre. Sakaq, sipërfaqja e tokës bujqësore që ndodhet nën ujë, Prefektura e qarkut njofton se është në total 1823 hektarë.

Raporti i Prefekturës

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 11.01.2021, ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

• Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.36m. (Kuota max 6.30 m)

• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 8.58 m. (Kuota max 8.70 m)

• Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30, shënon kuotën 7.05m. (Kuota max 7.50 m)

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur   1823 Ha

1. Tokë e pakultivuar  526 Ha

2. Foragjere të dyta, jonxhe 1115 Ha

3. Grurë  95 Ha

4. Bimë dekorative  80 Ha

5. Pemtore   7 Ha

Nj.A. Ana Malit

1. Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.

2. Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

3. UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.

4. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 950 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

• Tokë e pakultivuar 210 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 695 Ha

• Grurë 40 Ha

• Pemtore 5 Ha

 Nj.A Dajç

1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 740 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar), nga të cilat :

• Tokë e pakultivuar 265 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 340Ha

• Bimë dekorative 80 Ha

• Grurë 55 Ha

2. UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë.

3. Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat .

Nj. A. Guri Zi

1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 3 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc.

• Tokë e pakultivuar 3 Ha

• Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A. Velipojë

1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 50 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri.

• Tokë e pakultivuar 15 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhë 35 Ha

2. Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll. Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.

Nj.A.Bërdicë

1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe

•           Tokë e pakultivuar 30 Ha

•           Foragjere të dyta, jonxhe 40 Ha

2. Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethinat

1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes

•  Tokë e pakultivuar 3 Ha

•   Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha

•  Pemtore 2 Ha

2. Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.

Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy