“Vendim i vonuar për djegësin e Tiranës”. Opozita: Para drejtësisë të gjithë përgjegjësit e tjerë
Opozita e ka konsideruar të vonuar vendimin e firmosur nga GJKKO me kërkesë të SPAK për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës. Në reagimet e tyre, përfaqësues të opozitës kërkojnë thellimin e mëtejshëm të hetimeve dhe vënien para drejtësisë të të gjithë personave përgjgjegjës në këtë aferë të madhe.