Agjencia Shtetërore për Sigurinë Kombëtare (SANS) po heton kompaninë energjitike shtetërore bullgare pasi mori një informacion nga lideri pro-rus i partisë ABV, Rumen Petkov për dyshime për parregullsi.
Projekti luan rol kyç për të siguruar pavarësinë e shtetit Bullgar nga rusia për naftën, por po vonohet vonuar.
Petkov, pretendon se ndërtimin i dy stacioneve të rëndësishme për kontrollin automatik të naftës, që ishte planifikuar në fillim është hequr nga kontrata e ndërtimit me kompaninë greke Avax pa asnjë ndryshim në vlerën e kontratës.
Projekti bashkë-financohet nga Komisioni Evropian, çka do të thotë se projekti mund të sanksionohet nga institucionet përkatëse evropiane dhe Zyra Evropiane Anti-Mashtrim (OLAF), shtoi ai.
Dy ditë pasi u paraqitën ankesat, ICGB kompania e projektit të gazsjellësit bëri të ditur se ndërtimi nuk financohej vetëm me para nga Bashkimi Evropian por edhe me fonde nga Banka Evropiane e Investimeve.
Kompania bëri të ditur se dy ndërtesat janë hequr si pasi nuk janë të nevojshme dhe vlera e tyre do të zbritet nga pagesat e kontraktorit, të cilat bëhen vetëm në bazë të kostove të verifikuara.
Kompani shtoi "Sa më shumë afrohet fundi i ndërtimit, sulmet kundër projektit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, pavarësisht fazës së përparuar."/Euractiv/



