
Të paktën 81 persona janë konfirmuar të vdekur në Teksasin qendror dhe 41 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve të së premtes.
68 nga viktimat, përfshirë 28 fëmijë, janë nga qarku Kerr, ku ishte vendosur një kamp vajzash të krishtera.
Ka pesë viktima të konfirmuara në Qarkun Travis, tre në Qarkun Burnet, dy në Qarkun Williamson, dy në Qarkun Kendall dhe një në Qarkun Tom Green.
Shifrat po ndryshojnë me shpejtësi, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për të zhdukurit dhe zyrtarët thonë se numri i të vdekurve me siguri do të rritet.



