Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu kërkon që drejtësia të merret me kërcënimin e pretenduar nga ish-deputetja socialiste Marjana Koçeku, nga ana e grupit Bajri, pak ditë pasi njoftoi shkëputjen e saj nga radhët e PS, për të dalë deputete e pavarur.
Në hyrje të seancës plenare ai u shpreh se kur një deputet raporton një kërcënim, një ngjarje e tillë i takon shtetit të së drejtës.
Jam i bindur që institucionet të ngarkuara me ligj duhet të zbatojnë urgjentisht detyrën. Asnjë qytetar nuk mundet të jetojë nën fuqinë e kërcënimit, por kjo është një punë për organet hetimore dhe organet ligjzbatuese, si Policia e Shtetit, si SPAK.
Shpreh solidaritet ndaj çdo shqiptari dhe jo më ndaj një deputeti. Kur një koleg deputet shpreh të tilla shqetësime do të thotë që është cenuar institucioni si Kuvendi.
Gogu shtoi se është rast që meriton vëmendjen e plotë shtetërore për tu hetuar.



